Report TV - Kapet skafi me dy italianë në bord asgjë e paligjshme gjatë kontrollit

2017-03-31 1

Policia kufitare ka ndaluar një skaf me dy shtetas italianë në plazhin e Darëzezës në Fier, por tek ata nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Mbi skaf kanë qenë shtetasit me iniciale A.D. dhe F.M., përkatësisht 64 e 65 vjeç, ndërsa mjeti lundrues ka një gjatësi tetë metra dhe dy motor me 225 kuaj fuqi. Skafi u pikas nga radari i policisë kufitare të Vlorës, duke lëvizur nga veriu në drejtim të jugut, brenda ujërave territoriale të Shqipërisë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se ka pasur dyshime se skafi përdorej për trafik droge, por pas ndalimit, gjatë kontrollit të ushtruar, në skaf nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

Megjithatë, policia ka bërë bllokimin e mjetit lundrues dhe po punon për sqarimin e rrethanave të cilat sollën skafin në brigjet shqiptare.