Rreth 15 mijë familje të 700 pallateve në kryeqytet nuk kanë ende certifikatat e pronësisë së apartamenteve, megjithëse i kanë blerë prej vitesh.
Report Tv ka shkuar në një prej degëve rajonale të ALUIZNI-t për të kuptuar konkretisht si do do zgjidhet kjo problematikë.
Zëvendësministri i Zhvillimit Urban thotë se qytetarët do mund të aplikojnë në menyrë të pavarur për të marrë pronësisnë e apartamenteve 30 ditë pasoi ndërtuesit nuk i përgjigjen thirrjes për ta bërë këtë.
Sipas tij, qytetarët duhet të paraqesin certifikatën familjare dhe kontratën e blerjes për të nisur procedurat e legalizimit.