Dorëzimi vullnetar i armëve - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Fushatës sensibilizuese për dorëzimin e armëve iu përgjigjën disa qytetarë në Korçë, Fushë Krujë e Divjakë. Në komisariatet e policisë u dorëzuan 4 armë zjarri e 200 fishekë. Në stacionin e policisë Fushë Krujë një person dorëzoi vullnetarisht dy armë zjarri e 50 fishekë. Në Korçë në njësinë administrative të Mollajt u dorëzua një armë, ndërsa në Divjakë një kallashnikov e 145 fishekë. Deri më 30 prill të vitit 2017, të gjithë ata të cilët kanë një armë në shtëpi, mund ta dorëzojnë vullnetarisht dhe nuk do të ndiqen penalisht. Ligji parashikon që dorëzimi i armëve të bëhet pranë komisariateve ose pranë stacioneve të policisë, ndërsa garantohet anonimati.