Report TV - Votimi elektronik, aleatët e PD të vendosur: Protesta dhe bojkot

2017-03-31 0

Votimi e numërimi elektronik konsiderohet një kërkesë e panegociueshme e opozitës, ndërsa krerët e partive aleate të PD thonë se do të përdoret çdo mekanizëm demokratik për të arritur në këtë.

Dashamir Shehi i LZHK thotë se nëse maxhoranca nuk e ka vullnetin për të future teknologjinë në zgjedhje e cila sipas tij teknikisht është e mundur, atëherë opozita do të përshkallëzojë aksionin e saj me protesta e deri në bojkot të kuvendit.

Në të njëjtën linjë flet edhe Nard Ndoka i PDK, por ky i fundit preferon betejë në parlament dhe bojkoti të jetë veprimi i fundit që mund të ndërmarrë kjo opozitë.

Por të dy aleatë e PD shfaqen hapur me qëndrimin e OSBE për këtë çështje, ndërsa mendojnë se ky proces është tërësisht Shqipëri dhe I përket vullnetit politik në vend.

Mungesa e kohës për teknologjinë në zgjedhje nuk duhet të jetë alibi për të mos siguruar standarde në zgjedhje, thonë Ndoka e Shehi.

Free Traffic Exchange