“S’kemi para për votim e numërim elektronik” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Aplikimi i teknologjisë në zgjedhje, për kryetarin e KQZ-se Denar Biba, është një proces i pamundur për disa arsye. Në një deklaratë për mediat ai thekson se institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve nuk ka paratë e nevojshme. Po ashtu, ai evidenton se ligji parashikon ndërmarrjen e projekteve pilot përpara zbatimit. Denar Biba pa dashur të bëhet palë në debatin politik, thotë se kur kanë mbetur pak muaj nga zhvillimi i zgjedhjeve, nuk është koha e mjaftueshme për ta realizuar edhe teknikisht procesin e votimit dhe numërimit elektronik. Vendimi për aplikimin ose jo të teologjisë në zgjedhje i takon Kuvendit, pas një vendimmarrjeje nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore. Por aktualisht puna është bllokuar pas largimit të opozitës nga ky komision. Për PD-në votimi dhe numërimi elektronik është kusht i panegociueshëm, ndërkohë që për socialistët, është e kotë të flitet për një gjë të tillë, pasi dështimi është i sigurt, për shkak se koha nuk premton për zbatimin e saktë të tij.