Report TV - Mashtrimi i Bashës,PD kundër votimit elektronik, ja kërkesa

2017-03-31 0

Zbardhen të tjera dokumente, qëndrime dhe rrethana, të cilat konfirmojnë se kushti i Partisë Demokratike për votim dhe numërim elektronik në zgjedhjet e 18 Qershorit është thjeshtë një alibi për të justifikuar një humbje të mundshme, për të shtyrë në kohë apo prishur zgjedhjet.

Opozita shqiptare, me anë të përfaqësuesve të saj, është pozicionuar kundër teknologjisë në zgjedhje, ndërsa ka kërkuar votim elektronik vetëm pasi është bindur se koha dhe kushtet ishin të pamjaftueshme për ta realizuar një kërkesë të tillë.

Shqiptarja.com zbardh procesverbalin e mbledhjes së dytë të komisionit për reformën zgjedhore, të datës 4 prill të vitit 2016, gjatë së cilës, përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, bashkëkryetar i komisionit, ka parashtruar kërkesat kryesore për reformën zgjedhore, të cilat ishin jashtë kornizës së rekomandimeve të OSBE/ODIHR.