Klos, ushtria ndërton rrugën - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shumë shpejt banorët e një fshati malor në Bashkinë e Klosit, do të kenë një rrugë të re. Shirat e rëna me 8 nëntor të vitit të kaluar, kishin krijuar rrëshqitje dherash e dëmtim te rrugës, duke e lënë të izoluar totalisht këtë fshat. Pasi inspektoi punimet, Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli, tha se i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së pushtetit vendor dhe prefektit të qarkut Dibër, për t?u ardhur në ndihmë këtyre banorëve. Ministria e Mbrojtjes pritet të ndërhyjë edhe në rrugë të tjera në bashkitë Mat e Klos. Ndërkohë, në kuadër të 96-vjetorit të themelimit të repartit të xhenios, ministrja Kodheli dha medalje mirënjohje për disa nga pjesëtarët e repartit të xhenios.

Free Traffic Exchange