Report TV - Gazetari u plagos në 21 janar: Të dënohen vrasësit, Berisha-Basha

2017-03-31 1

"Autorët e vërtetë Sali Berisha dhe Lulzim Basha janë jo vetëm të lirë e të pandëshkuar por edhe çdo të enjte Berisha bërtet 'ua bëj si me 21 Janar". Kështu u shpreh sot në një lidhje telefonike për Report Tv,Fatos Mahmutaj, gazetari që u plagos me 21 janar te vitit 2011, në protesten e opozitës përballë kryeministrisë.

Mahmutaj rrëfen momentin e tmerrshëm sesi u vra Hekuran Deda, dhe si e kuptoi se ishte plagosur dhe vetë.

Gazetari theksoi drejtësia është kapur kokë e këmbë nga Berisha pasi gjyqtarët që dhanë vendimin për 21 janarin janë nomenklaturë e Argita Berishës, ku të gjithë janë emëruar përmes studios së saj.