Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Asnjë tolerim për kompanitë të cilat bashkë me dokumentat e sigurimit nuk kanë edhe dokumentin e vlerësimit të riskut. Ka qenë ky paralajmërimi i drejtorit të Inspektoriatit Shtetëror të punës gjatë vizitës në një koantier në Qafë-Priskë ku edhe njoftoi shtim të kontrolleve.
Monitorimi dhe inspektimi i Punës në kantier për hapjen e tunelit të Priskës ka qenë destinacioni i radhës i Inspektoriatit Shtetëror të Punës. Kreu i këtij institucioni Dritan Ylli gjatë inspektimit paralajmëroi se gjatë këtij viti puna inspektuese do të fokusohet në marrjen e masave për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kushtet-e-punes-ylli-me-shume-kontrolle-per-sigurine-shendetesore/