Trump, me i vjetri dhe më i pasuri në krye të SHBA - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Donald Trump, presidenti i 45-te i SHBA do te hyje ne histori per disa karakteristika te veçanta. Ai do te jete presidenti me i vjetër i vendit, pasi ne 14 qershor mbush 70 vjeç. Këtë rekord me pare e mbante Ronald Reagan, qe ishte 69 vjeç kur mori pushtetin. Trump është presidenti i pare miliarder me nje pasuri qe sipas revistës ?Forbes? llogaritet ne 3,7 miliard dollarë dhe sipas tij ajo kalon 10 miliardët, ndërsa ai ka vendosur qe si page te marre vetëm nje dollar. Kabineti Trump do te jete me i pasuri ne historinë e Amerikës moderne. Trump është presidenti me përvojën me te ulet ne politike, pasi asnjë paraardhës i tij ne mbi 60 vjet nuk është bere president pa qene guvernator, apo kongresmen. Fëmijët e tij do te jene me te fuqishmit, duke shkaktuar edhe kritika per nepotizëm, ndërsa dhëndri i tij do te jete edhe këshilltar i tij. Nje tjetër veçori është se Trump nuk preferon kafshët shtëpiake dhe ai do te jete presidenti i pare ne 100 vjet qe nuk do te mbaje nje te tille ne Shtëpinë e Bardhe. Trump fitoi presidencën fale platformës se tij per vende te reja pune dhe ne dallim nga paraardhësit beri përgjegjëse politikat e tregtisë se lire per kolapsin e industrisë se prodhimit. Persa i përket zonjës se pare Melania, ajo është e para bashkëshorte presidenti, qe nuk ka lindur ne nje vend anglishtfoles dhe qe ka pozuar nudo per një reviste. Por përveç këtyre detajeve pikante, Trump ka spikatur me fjalimin e tij ku aleateve te Amerikës ua beri te qarte te mos mbështeten tek ai, e duke këmbëngulur ne frazën: Amerika vjen e para.
Shume analiste e vlerësojnë kete si nisjen e nje ere te re nacionalizmi dhe populizmi. Trump nuk u përpoq te arrinte kundërshtaret, apo ata qe nuk e votuan, por u fokusua tek besniket, qe e mbështeten ne zgjedhje. Fjalimi qe i ngjate deklaratave te nje fushate ishte nje thyerje e traditës se inaugurimeve te mëparshme, ku ai përdori fjale te renda per te përshkruar gjendjen e vendit.