Punimet që po zhvillohen në rrjetin e kanalizimeve kanë rikthyer kaosin në qytetin e Koplikut përsa i përket lëvizjes së automjeteve.
Edhe për pak ditë automjetet do të kenë vështirësi qarkullimi në hyrje-daljet e qytetit. Pikërisht zona që lidh qendrën me aksin nacional Shkodër-Hani i Hotit në të dyja anët e saj qëndron sërish e bllokuar, ndërsa për kalimin në rrugën e fshatit Dedaj është hapur gjatë këtyre ditëve një rrugë provizore. Përvec automjeteve të shumta, probleme janë shfaqur edhe si pasojë e lëvizjes së furgonëve që bëjnë transportin e udhëtarëve drejt fshatrave të rrethit apo qytetit të Shkodrës.
Ndërkaq, përfaqësues të bashkisë bëjnë me dije se brenda pak ditësh qendra e qytetit do të hapet duke normalizuar sërish lëvizjet. Ata kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve si dhe shmangien e hyrje-daljeve në qytet. Në qendrën e Koplikut, Fondi i Zhvillimit të Rajoneve ka investuar një fond prej 208 milionë lekësh, ku synohet transformimi total i rrugës kryesore që kalon përmes qytetit. Para pak kohësh, kryebashkiaku Tonin Marinaj lajmëroi se punimet pritet të përfundojnë brenda qershorit të këtij vit.