Report TV - Terminal për autobusët e linjave ndërkombëtare,Veliaj:Fundi i trafikut

2017-03-31 4

Autobusët e linjave ndërkombëtare do të vendosen në terminalin e ri të ndërtuar në sheshin pas pallatit të sportit ?Asllan Rusi?.

Bashkia e Tiranës ka rehabilituar të gjithë hapësirën përreth zonës, duke e kthyer atë në një hapësirë që do të shërbejë si parking dhe si terminal i përkohshëm për të gjitha automjetet e transportit të udhëtarëve me jashtë vendit.

Punimet e realizuara u inspektuan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili bëri të ditur se me anë të këtij investimi krijohen dy hapësira për parkingje, një terminal për autobusët e linjave me jashtë dhe një parking ditor për qytetarët.

?Sot hapim dy hapësira të mëdha parkingu: Për autobusët dhe për qytetarët që përdorin makinat e tyre private, sipas konceptit ?park and ride?, pra e parkon makinën përpara se të futesh te Zogu i Zi, një zonë me trafik të rënduar, e mandej të gjitha aktivitetet rreth saj mund t?i bësh në këmbë, me biçikletë ose me transport publik. 10 minutat e para janë pa pagesë, për t?u siguruar që nëse terminali i autobusëve përdoret për të lënë familjarët apo për të marrë dikë tjetër, të mos jetë nevoja të paguash. Por, gjatë ditës është me pagesë, për t?u siguruar që të mos ndodhë si më parë, kur dikush parkonte 16 orë radhazi?, tha Veliaj.

Free Traffic Exchange