VIJON “BLICI RRUGOR” NË SHKODËR-KOPLIK

2017-03-31 23

Policia rrugore ka zhvilluar gjatë së premtes kontrolle të shtuara në aksin rrugor Shkodër-Koplik në kuadër të operacionit Blici Rrugor.

Gjatë orëve të paradites janë ngritur disa postblloqe, ku bëhet me dije se janë kryer kontrolle për vendosjen e rripit të sigurimit dhe përdorimin e alkolit. Gjatë kontrolleve të zhvilluara nuk ka pasur asnjë të ndaluar, por janë marrë masa administrative për shkelje të rregullave të qarkullimit. Aksione të tilla kanë qenë të vazhdueshme edhe në qytetin e Shkodrës që pas fillimit të operacionit Blici Rrugor.

Para pak ditësh gjithashtu u angazhuan 850 punonjës të policisë rrugore, policia e rendit dhe njësia Shqiponjat me 160 pika kontrolli në të gjithë vendin.. Ky operacion I nisur disa javë më parë ka për qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, ndërgjegjësimin e qytetarëve për rëndësinë e vendosjes së rripit të sigurimit por edhe të respektimit të rregullave të qarkullimit rrugor në tërësi.