Kolaudimi i mjeteve frigoriferike - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV

Ministria e Transportit tërhiqet nga vendimi për të dhënë me koncesion, kolaudimin e mjeteve frigoriferike. Ministri Sokol Dervishaj, ka miratuar urdhrin për shfuqizimin e tij. Ky vendim erdhi pas një presioni të fortë nga ana e bizneseve te fushës, të cilët argumentuan se një koncesion i tillë, jo vetëm që nuk ekziston në një asnjë vend tjetër, por mbi të gjitha do të rriste kostot në treg. Koncesioni në fjalë, parashikonte që të gjithë kamionët frigoriferikë që transportojnë produkte ushqimore, të kolaudoheshin në një pikë të vetme në të gjithë Shqipërinë, me një kosto prej 40 deri në 60 mije lekë. Qeveria është në valën e dhënies me koncesion të një sërë shërbimesh, por në fakt deri më sot, nuk ka një analizë konkrete të kostove dhe përfitimeve që vijnë prej tyre.