Një mur me kuti kartoni përpara ambasadës amerikane në Mexico City ishte shprehja më e qartë e asaj çfarë mendojnë meksikanët për presidencën ?Trump?. Ngritja e murit në kufi me Meksikën ishte një prej zotimeve më të forta të fushatës së biznesmenit republikan, e tani që ai u vendos në krye të Shtëpisë së Bardhë, frika se ky premtim do të bëhet realitet nuk i lë më vend shpresës.