Një oficer policie i komisariatit nr. 4 në Tiranë është dënuar me dy vite burg, pasi dyshohet se shfrytëzonte postin e tij, për të dekonspiruar operacionet e policisë, gjë e cila ka sjellë lirimin e disa personave nga përgjegjësia penale.
Alkejd Zeneli, është deklaruar fajtor për akuzën e ?Shpërdorimi i detyrës? dhe ?Kryerja e veprimeve arbitrare?, pasi në disa raste është vërtetuar se ai ka abuzuar me detyrën, duke u dyshuar se në këmbim të favoreve për qytetarët, ka marrë para prej tyre.Dosja është hetuar nga specialistët e SH.Ç.B.A në policinë e Tiranës, pasi dyshimeve që ishin ngritur ndaj këtij oficeri.