Report TV - Bashkëpunim intensiv i Shqipërisë e Kosovës në planifikimin e territorit

2017-03-31 0

Shqipëria dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre me produkte konkrete në fushën e planifikimit të territorit, në nivel kombëtar e vendor, strehimit, legalizimit dhe standardeve urbane.

Këtë qëndrim kanë ndarë Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe Ministrin në detyrë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Republikës së Kosovës Ferat Shala, gjatë takimit të zhvilluar sot në Tiranë, në kuadër të zbatimit të memorandumit të mirëkuptimit nënshkruar ndërmjet dy ministrive në 15 prill 2014.