Ora News - Crowford: Trump, shpresë për amerikanët që kanë humbur vendin e punës

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crowford komentoi në studion e Ora News zgjedhjen e Donald Trump President të SHBA.
Sipas tij, Trump erdhi në këtë detyrë për t?i shërbyer punëtorëve të thjeshtë dhe atyre që kanë humbur vendet e punës nga kompanitë që u larguan drejt tregut kinez.
Gjithësesi, ai mendon se është e vështirë që rritja ekonomike e Amerikës të shkojë në 4 përqind.
Crowford: Ai është zgjedhur për të përmirësuar situatën sidomos për punësimin e punëtorëve të thjeshtë që kanë humbur punën e tyre për shkak se fabrikat kanë lëvizur në Kinë ose Meksikë.Ai do të ndërhyjë në një mënyrë që mbase nuk është shumë tipike për partitë e djashta, por sërish ai do bëjë disa incantiva që kompanitë të investojnë më shumë në Amerikë. Është shumë e vështirë që ekonomia të rritet me 4%.
Për Crowford, është pozitive që Shtëpia e Bardhë ka në krye një miliarder, pasi sipas tij hedh poshtë dyshimet që Presidenti do të keqpërdorë postin për përfitime financiare.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/crowford-trump-shprese-per-amerikanet-qe-kane-humbur-vendin-e-punes/