Ora News – Bumçi: Marrëdhëniet SHBA-Rusi, rasti i mirë për t’u përmirësuar

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Si ish-Ministër i Jashtëm, Aldo Bumçi vlerëson gatishmërinë e Presidentit të ri të Shteve të Bashkuara të Amerikës për të pasur bashkëpunim me Rusinë. Në Ora News, Bumçi tha se deri më sot kjo përçarje që ka ekzistuar mes vendeve nuk ka sjellë asnjë rezultat pozitiv, ndërsa përmirësimi i marrëdhënieve nuk do të ndikonte në krisjen mes SHBA-ve dhe Bashkimit Europian.
Ish-Ministri i Jashtëm, Aldo Bumçi, deklaroi në Ora News se qasja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të bashkëpunuar me Rusinë është zgjedhja e duhur që sipas tij duhet të ishte bërë edhe nga Presidentët e tjerë që kanë drejtuar Shtëpinë e Bardhë.
I ftuar në Ora News, Bumçi tha se kjo lloj marrëdhënie e pretenduar nuk do të reflektojë në marrëdhëniet SHBA-BE.
Bumçi: Përpjekja është pozitive, ulja e tensioneve. Do të ulë tensionet dhe rrizë sigurinë edhe në Europën lindore, vendet e Europës lindore tashmë pas ndërhyrjes ruse në Gjeorgji dhe Ukrainë. Kjo ka sjellë një rivendosje të trupave të NATO-s në vendet balltike, në Poloni. Pra një ndryshim të sjelljes së NATO-s për t?iu përgjigjur këtij kërcënimi rus. Një marrëveshje do të ishte shumë e rëndësishme por një marrëveshje mbi vlerat e lira, jo imponimit.
Ish-kryediplomati tha se përpos deklaratave të kryeministrit Rama se zgjedhja e Donald Trump në krye të Shtëpisë së Bardhë do të ishte një kërcënim për botën, nuk do të ndikojnë në partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/bumci-marredheniet-shba-rusi-rasti-i-mire-per-tu-permiresuar/