Piramida e Tiranës kthehet në shërbim të publikut nga dita e sotme.
Pas vitesh të tëra e lënë bosh dhe në armotizim të plotë, Bashkia e Tiranës ka një plan konkret për ta rivitalizuar këtë hapësirë të rëndësishme të kryeqytetit.
Kryebashkiaku Erion Veliaj organizoi sot një diskutim me arkitektë, artistë, studentë e teknicienë mbi vizionin e Bashkisë së Tiranës për shndërrimin e Piramidës dhe zhvillimit të saj si një qendër kulturore.
Ai hodhi idetë sesi Piramida, e cila vijon të mbetet një destinacion turistik për të huajt, do të kthehet në funksion të qytetarëve.