Ora News – Raporti i “Mjaft”për 2016: Institucionet fshehin informacionet

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Intitucionet e pushtetit qendror dhe atij vendor kanë refuzuar të bëjnë publik dokumentet e konsultimet publike për buxhetin 2016 apo ligjet e propozuara nga Këshilli i Ministrave.
Kjo është një nga gjetjet e Raportit të Transparencës 2016, një monitorim i Lëvizjes ?Mjaft?.
Në bazë të këtij monitorimi rezulton se 56% e institucioneve publike nuk i janë përgjigjur kërkesave të bëra në bazë të të drejtës së informimit.
Aldo Merkoçi: Përgjigjet që kemi marrë përveçse kanë qenë të dokumentuara, tekst i paprodhuar nga askush, i paprotokolluar, i pafirmosur nga asnjë titullar. Si rrjedhojë kemi zero numrin e institucioneve që kanë kthyer një përgjigje.
Janë në total 329 kërkesa te derguara institucioneve, 116 letra ndaj pushtetit qendror, 201 letra pushtetit vendor dhe 11 letra drejtuar institucioneve të tjera.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/raporti-i-mjaftper-2016-institucionet-fshehin-informacionet/