Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Më 25 Janar në orën 09.00 zyrtarisht një përfaqësi e banorëve të lagjes ?Livade? në qytetin e Shkodres, ashtu siç kanë paralajmëruar edhe më herët, do të hyjnë në grevë urie.
Ato kanë dorëzuar në Drejtorinë e Policisë njoftimin për këtë vendim ekstrem, i cili sipas tyre vjen nga gjendja e vështirë ekonomike dhe mosdhënia e dëmshpërblimit të përmbytjeve të 2010 -2011-s.
?Kemi vendosur të hyjmë në grevë urie më datë 25.01.2017 ora 09:00. Ky vendim ekstem vjen pasi kërkesat tona nuk janë marrë parasysh nga qeveria?
Pak orë pasi këta banorë ritheksuan vendosmërinë për të hyrë në grevë urie, në mal të Jushit, Bashkia Vau Dejës të tjera familje të përmbytura dolën në protestë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shkoder-banoret-e-permbytur-greve-urie-me-25-janar/