Ora News – PD, Bumçi: O zgjedhje demokratike, o situata si në Maqedoni!

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike nuk do të shkojë në zgjedhje me një Kryeministër që vendos rregulla në favor të tij. deklarata u bë nga Lezha prej deputetit demokrat Aldo Bumçi në 26-vjetorin e krijimit të PD së degës.
Bumçi: Nuk do të shkojmë në zgjedhje me Ramën që vendos rregulla. Ose do të kemi kushte për zgjedhje demokratike ose do të ndodhi si në Maqedoni, të largohet kryeministri dhe t?i hapi e vendit zgjedhje të lira.
Duke iu referuar mesazhit të kryetarit të opozites Lulzim Basha kreu i degës së PD-se në Lezhe Paulin Marku ftoi qytetarët të bëhen pjesë e propozimit të kandidatëve për deputet për zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Marku: Propozimet do të vijnë nga Forumi Rinor, Lidhja Demokratike e Gruas, ish-të përndjekurit, shoqërie civile, të cilët do të propozojnë kandidaturat për zgjedhjet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/pd-bumci-o-zgjedhje-demokratike-o-situata-si-ne-maqedoni/

Free Traffic Exchange