Ora News – Mjekësia nuk ndryshon kriteret e pranimit të studentëve

2017-03-31 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Universiteti i Mjekësisë do të vijojë të mbajë të njëjtat kritere për përzgjedhjen e studentëve fitues për vitin akademik 2017-2018. Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata thotë se kriteret nuk kanë qenë problem as vitin e shkuar ndaj është vendosur të mos ketë ndryshime.
Gjata: Edhe sivjet kemi vendosur të mbajmë të njëjtat kriteret që kishim vjet, 35% është Matura Shtetërore, 35% mesatarja e viteve të gjimnazit dhe 30% janë tre lëndë, Kimia, Fizika, Biologjia, me nga 10% secila. Kemi ruajtur nivelin e notës mesatare për të aplikuar në Universitetin e Mjekësisë, ku në nivelin e studimit master i integruar, ku përfshihet Farmacia, Stamatologjia dhe Mjekësia kemi kërkuar mesatare mbi 8.5.
Konfuzioni i maturantëve për regjistrimin në universitete sipas rektorit mund të shmanget nëse vendoset të ketë vetëm një fazë aplikimi dhe më pas të pritet lirimi i kuotave.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mjekesia-nuk-ndryshon-kriteret-e-pranimit-te-studenteve/

Free Traffic Exchange