Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë para 7 vjetorit të tragjedisë së 21 janarit ku u vranë katër persona përpara sheshit të Kryeministrisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri deklaron se nuk është vendosur në vend.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një aktiviteti me Forcat Speciale, FNSH-në dhe RENEA-n në kuadër të miratimit të ligjit për sigurimin shëndetësor.
Tahiri: Ka shumë për të bërë, drejtësia për 21 janarin nuk është vendosur në vend. Është një nga çështjet më themelore ku dallohen shumë qartë dy gjëra. E para krimi shtetëror që ka mbetur i pandëshkuar, e dyta nevoja për të reformuar sistemin e drejtësisë duke filluar me ata gjyqtarë që kanë sanksionuar një krim të dytë lidhur me ata që u vranë në 21 janar. Qeveria mori një vendim për dëmshpërblimin e të gjitha vendimeve gjyqësore. Ka qenë një vendim në pritje deri në përfundim të të gjitha procedurave gjyqësore për secilin prej familjeve. I fundit mbaroi më 12 janar dhe kjo është arsye që në mbledhjen më të parë, morëm vendim për dëmshpërblimin e plotë për të gjitha vendimet gjyqësore.
Ministri Tahiri tha se pavarësisht dëmshpërblimeve, nuk drejtësi.
Tahiri: Kjo nuk bën drejtësi. Kjo lehtëson dhimbjen e familjeve që kanë humbur të afërmit e tyre të vrarë nga shteti më 21 janar. Ndërkohë, ne kemi marrë masa që kjo të mos përsëritet më. Kemi miratuar një ligj për përdorimin e armëve ku sanksionohet se kur ndodh që shteti të përdor armët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/tahiri-drejtesia-per-21-janarin-nuk-eshte-vendosur-ne-vend/