Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama, në një postim të gjatë në Facebook me titull ?humbja e pashmangshme si shtysë për një kërkesë të parealizueshme?, mbyll çdo mundësi për realizmin e kërkesë së Partisë Demokratike për votim dhe numërim në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit.
Ai thotë se qeveria nuk i hyn kësaj aventure më një fund të sigurt: Dështimin e procesit zgjedhor!
Rama: Qeveria nuk mund të marrë përsipër të japë, në këto kushte, dakordësinë për një aventurë të cilës nuk i dihet fundi ose më saktë, e cila me të dhënat e me mundësitë e sotme, ka vetëm një fund: Deshtimin e sigurtë të procesit zgjedhor! Nuk mundemi të jemi dakord, sepse nëse ne do të bëheshim sot pjesë e një konsensusi symbylltaz për t?ia hyrë kësaj aventure, duke shpërfillur arsyetimin tonë të bazuar tek eksperienca dhe mbi të gjitha opinionin e OSBE/ODHIR-it, nesër shqiptarët e ndërkombëtarët bashkë, do të kishin të gjithë të drejtën të na bënin ne, qeverinë e askënd tjetër, përgjegjës të vetëm për dështimin spektakolar të zgjedhjeve të 18 qershorit.
Rama thotë se personalisht, ai por dhe Partia Socialiste nuk janë kundër teknologjisë, por duhet që OSBE me parë ta pranojë këtë. Ndaj ofron këtë zgjidhje:
Rama: Le ta ndërmarrë menjëherë Komisioni i Reformës Zgjedhore një proces eksplorimi dhe le të thërrasë e të dëgjojë këdo, që mbi bazën e një eksperience të suksesshme në këtë fushë, mund t?i paraqesë Shqipërisë një plan konkret, të faktuar e të garantuar, për të hedhur një hap në këtë drejtim.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-votimi-elektronik-deshtim-i-sigurt-pd-po-ngre-alibi-per-humbjen/