Ora News – Mbi 2 mijë studentë peticion për tarifën e studimit

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rreth 2000 studentë kanë firmosur një peticion drejtuar rektoratit ku kërkojnë që studentët të cilët nuk kanë mundësi të paguajnë tarifën e studimit të mos penalizohen në sezonin e provimeve. Përmes peticionit studentët kërkojnë mundësinë e pagesës me këste të kësaj tarife.
Enriko Peculi, student: Tarifat e larta dhe shpenzimet e tjera e kanë bërë të pamundur pagesën e plotë tarifën e studimit. E shikojmë të domosdoshme ndërhyrjen e autoriteteve për ta lehtësuar sado pak këtë gjendje. Ne kemi hartuar një kërkesë dërguar Rektoratit të Universitetit të Tiranës për të mundësuar minimalisht pagesën me këste.
Përvec kësaj studentët kanë denoncuar procedurat për përfitimin e bursës. Sipas tyre afatet për plotësimin e dokumentacionit për bursë janë vendosur qëllimisht gjatë ditëve të festavetë fundvitit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/mbi-2-mije-studente-peticion-per-tarifen-e-studimit/