Ora News – Mbledhja “ilegale”, AMA në Prokurori pas kallzimit të Ora News dhe Tring

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar dosjen e mbledhjes së datës 29 dhjetor 2016, ku Ora News së bashku me operatorë të tjerë televizivë u skualifikuan në mënyrë të paligjshme për të favorizuar interesa klienteliste të kryetarit të AMA-s, Gentian Sala.
Pas kallëzimit të Ora News, sot edhe kompania Tring ka kallëzuar në Prokurori veprimtarinë e AMA-s në mbledhjen e datës 19 janar, ku u tentua në mënyrë klandestine të jepej licenca kombëtare, për të cilën në të dyja rastet PD ka votuar kundër.
Prokurorët kanë zbarkuar në Autoritetin e Mediave Audiovizive për të hetuar mënyrën, proçedurat dhe ligjshmërinë e akteve që ka ndjekur ky institucion për dhënien e licencave kombëtare ndaj operatorëve televizive që operojnë në vend.
Gazetari: Si jeni?
Recepsionistja: Mirë.
Gazetari: Desha të takoj pak Kryetarin.
Recepsionistja: Kryetarin?
Gazetari: Po.
Recepsionistja: Ja një sekondë.
Gazetari: E keni parë sot, është këtu Kryetari apo?!
Recepsionistja: Ja, ai nuk ka qenë këtu sot por është Sekretarja.
Gazetari: Ata të Prokurorisë janë akoma brenda?
Recepsionistja: Të Prokurorisë?
Gazetari: Po.
Recepsionistja: Ka ardhur një çun më duket në mëngjes nga Prokuroria, Andi Dervishi më duket, po është larguar.
Gazetari: Ok.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/konflikti-ama-me-ora-news-prokuroret-zbarkojne-ne-zyrat-e-ama/

Free Traffic Exchange