Amnisti edhe për automjetet - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria e ndau mendjen. Pjesë e faljes së detyrimeve të prapambetura do të jenë edhe qytetarët që kanë një automjet. Drafti i Ministrisë së Financave ka mbërritur në qeveri dhe pritet të marrë miratimin. Vizion Plus ka siguruar draftin, i cili detajon faljen e detyrimeve, gjobave dhe kamatëvonesave për makinat. Në total parashikohet të përfitojnë 140 mijë automjeteve, me një vlerë të akumuluar ndër vite mbi 10 milion euro.1. Konkretisht është parashikuar të zerohet çdo detyrim për ato makina që nuk është kryer asnjë veprim deri në 31 dhjetor 2011. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, çdo targë e kësaj kategorie do të afishohet në zyrat rajonale të drejtorive të transportit rrugor, website, apo media në mënyrë që poseduesit e saj të njihen. Subjektet përgjegjës të makinave duhet të paraqiten në zyrat e DPSHTR-se për të kryer pa pagesë veprimet e heqjes nga qarkullimi të mjetit.2. Nëse qytetarët reagojnë dhe duan të mbajnë makinën aktive, kësaj kategorie i fshihen detyrimet tatimore deri në 2010 me kusht që të paguajnë detyrimet për periudhën janar 2011 deri dhjetor 2014 pa gjoba.Nëse të interesuarit nuk reagojnë për të përfituar nga ky ligj, lista e makinave i kalon policisë rrugore. Në rast se ato do të kapen në qarkullim policia do të sekuestrojë mjetin. Sipas burimeve nga Ministria e Transportit, qëllimi i kësaj nisme në thelb është shmangja e informalitetit, që do të thotë fshirja e detyrimeve ndër vite mund t?i stimulojë shoferët të kryejnë veprimet e tyre me automjetin. Në këtë mënyrë mund të evidentohet saktë se sa makina janë aktive.

Free Traffic Exchange