Vlorë, pendohet vrasësi i Rrapajt - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Jam penduar për krimin, por e vrava për vetëmbrojtje. Me ketë pretendim është paraqitur para Gjykatës se Vlorës, Novruz Merkaj, i akuzuar për vrasjen me thikë të 22-vjeçarit Armando Rrapaj mesditën e se martës. Gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg për të akuzuarin Armando Rrapaj. Gjatë seancës, Merkaj ka qëndruar me kokë të ulur dhe me kapuç ne kokë. Ndërkohe edhe familjaret e autorit kane dhene versionin e tyre të ngjarjes. Jashtë kamerave ata janë shprehur se konflikti ka nisur, pasi viktima ka ngacmuar bashkëshorten e Klevis Merkaj. Pas një sherri Nuvruz Merkaj ka marrë thikën e viktimës dhe ka qëlluar mbi Armando Rrapajn, i cili gjeti vdekjen nga plaga e marrë në zemër.