Report TV - Xhafaj: Gati Vettingu, javën tjetër vijnë në Shqipëri ndërkombëtarët

2017-03-31 0

Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj deklaroi sot se javën që vjen pritet që të mbërrijë në Shqipëri trupa ndërkombëtare që do të përgatisë institucionet për Vettingun pas hyrjes në fuqi.

"Javën tjetër në Tiranë do të jetë trupa ndërkombëtare që do të merret me përgatitjet e procesit të Vettingut.

Ka përfunduar edhe procesi i shprehjes së interesit të gjyqtarëve amerikanë dhe europianë që do të jenë pjesë e trupit të Operacionit të Monitorimit Ndërkombëtar.

Javën tjetër fillon edhe procesi i përzgjedhjes së ekipeve të Vettingut, do të bëhet shpallja për të gjitha ata që plotësojnë kushtet, konkretisht për Komisionin e Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit.

Përfundoi procesi i kandidaturave për gjyqtarët dhe prokurorët do të vazhdojmë me hapat e tjerë të vlerësimit, ky proces për kandidatët përfundon në fund të janarit' tha ai.

Gjithashtu, Xhafaj tha se javën tjetër do të nisë edhe procesi për ngritjen e institucionit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

"Javën tjetër nis procsi për ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, kjo detyrë i takon Kryetarit të Kuvendit, pasi Presidenti nuk e ushtroi.