Report TV - Vlorë,autori i vrasjes së 3-fishtë: Jam penduar, kam qenë i vogël

2017-03-31 3

Autori i vrasjes së 3-fishtë në Vlorë në 2013, që u arrestua sot, Delin Hajdaraj pas marrjes në pyetje nga grupi hetimor ka deklaruar se është penduar për vrasjet që ka kryer duke e justifikuar me moshën e vogël.

"Nuk e mora armën me qëllimin që të vrisja ndonjë. Doja vetëm të trembja ata çunat që më ngacmuan motrën.

Kur qëllova me breshëri, mendova se po qëlloja në ajër dhe j0 në drejtim të ndonjë personi.

Pasi kam qëlluar jam larguar me shpejtësi. Nga televizioni e mora vesh që kisha vrarë 3 vetë.

Armën që kam qëlluar në 2013 e kam marrë nga ca shokë, por nuk mundem të tregoj emrat e tyre. Jam penduar, u kërkoj falje familjarëve të atyre që vdiqën" u shpreh ai para hetuesve.

Delin Hajdaraj ka deklaruar se ka qëndruar në Vlorë pas vrasjes, ndërsa për të siguruar jetesën e ndihmonte vëllai në Bruksel dhe e dashura nga Spanja, që i dërgonin para.

"Këto katër vite kam jetuar në Vlorë i strehuar në tre banesa me qira. Dilja shumë pak jashtë shtëpisë gjatë ditës dhe në ato momente maskohesha.