Prokuroria heton AMA-n, sekuestron dokumentet e dhënies së licencave - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Prokuroria e Tiranës nis hetimin ndaj Autoritetit te Medias Audiovizive dhe sekuestron dokumentacionin e mbledhjeve te fundit ne lidhje me dhënien e licencave kombëtare private te transmetimeve. Prokuroret kane qene ne ambientet e AMA dhe kane sekuestruar dokumentacionin e mbledhjes se 29 dhjetorit, si dhe te mbledhjes se fundit te datës 19 janar, pas padisë se televizionit Ora News, ndaj këshillit teknik qe ka skualifikuar nga gara ketë subjekt. Burime nga organi i Prokurorisë konfirmuan nisjen e hetimit dhe konfiskimin e te gjitha materialeve te kërkuara ne cilësinë e provave materiale. Prokuroria do te veje verifikimin e gjithë dokumenteve, për te pare nëse ka apo shkelje ligjore. Nga ana e saj, opozita ka vlerësuar ndërhyrjen e organit të akuzës në AMA, duke apeluar që kjo nisëm të shkojë deri në fund. Deputeti Genc Pollo, në një status në Facebook, flet për kapjen e AMA nga qeveria.?AMA e kapur kokë e këmbë nga qeveria e oligarkët mediatikë pranë saj, ka shkelur ligjin shpesh e rëndë për të krijuar një monopol mediatik të rrezikshëm për lirinë e shtypit e për demokracinë. Anëtarët e AMA Gent Sala, e të tjerë mbajnë personalisht përgjegjësi penale për vendimet e kundraligjshme. PD do e ndjekë me vëmendje çështjen e do marri masat e saj deri në kthimin e ligjshmërisë në këtë institucion. Në komisioni parlamentar për median e kudo tjetër.?Një dite me pare Autoriteti i Medias Audiovizive zhvilloi nje mbledhje ilegale, pasi tentoi ti jepje licencën kombëtare nje subjekti, ne kohen kur çështja ndodhej ne Prokurori e kur nuk ishte respektuar afati ligjor i ankimimit.