Facebook: https://www.facebook.com/tvklan Emision LIVE nga Blendi Fevziu ne KLANHD & TVKLAN; Te ftuar: Iris Luarasi,Preç Zogaj,Agron Duka,Oerd Bylykbashi,Taulant Balla,Silva Caka
Votimi elektronik mund të jetë gati edhe për zgjedhjet e 18 qershorit. Oerd Bylykbashi, në studion e emisionit Opinion, ka treguar se votimi mund të kryhet sipas identifikimit me gisht. Bylykbashi specifikoi se ky është një votim unik dhe nuk ekziston asnjë shans që të ekzistojë edhe një tjetër. Ai tha se opozita kërkon që identifikimi i votimit elektronik të kryhet sipas kontrollit biometrik. Sipas tij, ky votim është unik, i besueshëm dhe krejtësisht i realizueshëm tekonologjikisht. Bylykbashi tregoi se vendi ynë, sot, ka një bazë të dhënash dhe ekziston mundësia që brenda 5 minutash që vendos gishtin, të kthehet përgjigjja se X-i është X-i. Deputeti i PD-së, tha se i njëjti person e ka të pamundur të shkojë dhe të votojë përsëri në qendrën e votimit, pasi ai është regjistruar njëherë, në momentin që e bën, identifikohet menjëherë nga kompjuteri dhe ai aty ka kryer një vepër penale. Ndër të tjera, Bylykbashi, në krye të herës theksoi se në momentin kur Partia Socialiste vendosi veton në Komisionin e Reformës të premten që shkoi, për të rrëzuar kërkesën që ekspertët të gjenin zgjidhjen për votimin elektronik, ajo nuk ishte asgjë tjetër, por një veto që vrau reformën zgjedhore.
Oerd Bylykbashi ka thënë se votimi elektroni është shumë herë më i thjeshtë dhe tepër korrekt për të votuar. ?Votuesi voton, përveç votës elektronike më pas kjo votë printohet, ku zgjedhësi e sheh dhe e konfirmon dhe më pas e hedh në kuti?, është shprehur Bylykbashi. Sipas Bylykbashit zgjedhjet elekrtonike me gjithë kostot e fshehura nëse aplikohen kursejnë 2.5 milionë euro, pasi reduktohet numri i komisionerve etj. Ndaj ai theksoi se kjo duhet të aplikohet që në zgjedhjet e qershorit.
Deputeti i PS-së, Taulant Balla, sonte, në studion e emisionit Opinion, deklaroi se 5 vite më parë, deputeti Bylykbashi, PD-ja dhe kreytari i asaj kohe Berisha besonin, fjalë për fjalë, atë se çfarë thoshte OSBE-ODIHR në lidhje me votimin elektronik. Balla tregoi se OSBE-ODIHR ka thënë në atë periudhë se për t?a implementuar një sistem të tillë kombëtar, duhen rreth 18 deri në 24 muaj. Ai tha se qëndrimi i OSBE-ODIHR nuk ka ndryshuar as atëherë dhe as sot. Sipas tij, e vetmja gjë që ka ndryshuar, është vetëm qëndrimi i PD-së. ?Atëherë thoshte se duhen 24 muaj, tani thonë mjaftojnë 5 muaj?, tha Balla. Deputeti i PS, ndër të tjera, u shpreh se një parti politike duhet të jetë rigoroze në atë se çfarë kërkon. Balla tha se në maj të vitit të kaluar, PD ka kërkuar votim elektronik dhe identifikim biometrik. Ai kumtoi se opozita e ka kërkuar një sistem të tillë, veçse me argumentin, meqë e ka kërkuar PS në vitin 2012; po e kërkojmë dhe ne të njëjtën gjë.
Deputeti i PS, Taulant Balla, ka treguar sonte në emisionin Opinion se votim të mirëfilltë elektronik, aplikojnë vetëm pesë shtete në botë. Balla, personalisht,...