Masakra në plazhin e Kalasë, si ndodhi ngjarja

2017-03-31 1

Më 28 Korrik të 2013 ?ës, Delin Hajdaraj hapi zjarr në një plazh të mbushur me pushues, duke i marrë jetën Sokol Isufajt, 34 ? vjeç nga Roskoveci i Fierit, Diana Ademit, 53 ? vjeçe, nga Vlora dhe 17 ? vjeçarit nga Përrenjasi, Serdi Bajlozi.

Gjithçka ndodhi pasi një grup djemsh ngacmuan motrën e Leo Osmenit.

Në resortin turistik të Vlorës ishin duke pushuar dy motrat e Leo Osmenit, si dhe kushërira e tyre. Një grup të rinjsh nga qyteti i Fierit kanë hyrë në bisedë me vajzat. Njëri prej tyre i ka kërkuar numrin e telefonit njërës prej vajzave dhe më pas edhe adresën e ?Facebook?, pasi vajza ka refuzuar t?i japë numrin e telefonit.

Kjo ka bërë që i riu të këmbëngulte. E gjendur në këtë situatë një nga motrat e Osmenit e ka telefonuar atë duke i kërkuar që të vinte dhe t?i merrte sepse nuk donin të qëndronin më në plazh, pasi po i ngacmonin një grup djemsh.

Osmeni ka mbërritur me shpejtësi në plazh dhe rrugës ka telefonuar Delin Hajdaraj, duke i kërkuar që të shkonte në plazh.

Osmeni mbante me vete një çantë të cilën e ka hedhur atë në afërsi të shkallëve dhe më pas ka shkuar në drejtim të djemve duke u përplasur me njërin prej tyre.

Por duke qenë më i fuqishëm se Osmeni, ky i fundit është kthyer tek çanta dhe ka marrë një biçak.

Delin Hajdaraj dhe kur ka parë se shoku i tij e kishte të pamundur të rrihej me të pesë personat, ka nxjerrë nga çanta armën automatike dhe ka tentuar të qëllojë në ajër, por arma ka devijuar duke i shpërndarë plumbat nëpër muret e betonit, si dhe nëpër hekurat e tendës.

Policia gjeti në vendin e ngjarjes 12 gëzhoja.

Diana Ademi kishte ardhur me pushime në Vlorë dhe atë ditë ishte e vetme në plazhin e Kalasë, ndërsa Serdi Bajlozi gjendej tek të afërmit në Ujin e Ftohtë për pushime. Fillimisht u deklarua se autorët kishin objektiv të riun Sokol Isufaj nga Roskoveci, por më pas u sqarua se edhe ai ishte viktimë e pafajshme. //tvklan.al