Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri që rregullon tregun e sektorit të lojrave të fatit, nr. 155/2015, ?Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë?, ministri i Financave ka nxjerrë disa udhëzime, që janë publikuar në Fletoren Zyrtare të ditës së djeshme.
Distanca
Rregulli i parë i ri është ai që ka të bëjë me respektimin e distancave të këtyre subjekteve nga disa institucione. Konkretisht, në zbatim të ligjit, shoqëritë e licencuara në fushën e lojërave të fatit nuk mund të ndërtojnë, blejnë, marrin me qira apo huapërdorje dyqane pranë institucioneve fetare, shkollave të arsimit parauniversitar dhe arsimit të lartë.