Ora News – Rama: Si po kap Rusia asetet tragjike në Shqipëri dhe kërkesat e Putinit

2017-03-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Nju Jork, Shenasi Rama thotë se Rusia po vepron në prapaskenë në Ballkan dhe në Shqipëri. I ftuar në emisionin ?Arena? në Ora News, Rama sqaron edhe mënyrën se si po veprohet.
Rama: Rusia si shtet ka disa interesa strategjike, prioritare dhe dytësore. Në interesat strategjike është Ukraina, Azia e Mesme dhe vendet baltike. Në interesa dytësore mbesin shtete si Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, edhe ne. Këtu ka një politikë konsekuente ruse që shtrihet në të gjitha fushat dhe vazhduar pa ndërprerje tash sa vite dhe që punohet me intensitetin më të madh për blerjen e aseteve strategjike me partnerë të dorës së tretë, ziveranë, etj, etj.
Për influencën kulturore që është e madhe, ose nëpërmjet njerëzve të edukuar në Rusi. Për lidhjet ekonomike kriminale, të lidhje të interesave ideologjike. Shteti shqiptar është një shtet që nuk rrezikohet nga SHBA-të, por rreziku i vërtetë do t?i vijë nga lista e kërkesave që do të paraqesë Presidenti rus. Në varësi të kërkesave të tij do të vendosen edhe disa gjëra të tjera që për ne janë jetike, për të tjerët më pak jetike. Në aspekte të caktuara mund të ketë negociata, marrëveshje. Ka shtete që janë të hapura për të dyja palët. Kur je një shtet i madh si SHBA-ve dhe ke interesa jetike, ato interesa mbeten jetike.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-si-po-fut-rrenjet-rusia-ne-shqiperi-dhe-kerkesat-e-putinit-me-vone/

Free Traffic Exchange