Ora News – Çipa: Kujdes i shtuar ndaj “donatorëve” dhe fqinjëve lakmitarë

2017-03-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rasti i mësueses në Shkodër, për analistin dhe gazetarin, Aleksandër Çipa, duhet të rrisë më tepër vëmendjen e institucioneve lidhur me problematikën e radikalizmit dhe ekstremizmit fetar.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora News, Çipa tha se është koha që të hapet një diskutim publik mbi rrezikun nga ky fenomen global.
Çipa: Kjo mund të jetë thjesht një segment i asaj që mund të jetë e fshehur në andergraundin e padijenisë sonë publike. Këtu kemi të bëjmë me rishfaqjen edhe njëherë të problemit të indoktrinimit prej ekstremizmit fetar dhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Shoqëria shqiptare është një shoqëri që duhet të ketë kujdes të përhershëm më të shumëfishtë se gjitha shoqëritë e tjera sepse ka detyrim jo vetëm moral por ekzistencial të ruajtjes së moscënimit të asaj që konsiderohet përkatësi regjionale e tjetrit, ajo që quhet pjesë e doktrinës së religjionit të tjetrit.
Dalja në pah e një momenti të investiguar apo regjistruar në një mjedis të edukimit religjionar nuk e ekzagjeron çështjen, por duhet të na japë ne një besueshmëri që institucionet që kanë autoritetin ligjor dhe moral të mbajtjes së këtyre shkollave që janë të lidhura pazgjidhshmërisht me formimin dhe edukimin religjionar duhet të kenë një vëmendje dhe përgjegjshmëri publike e cila nuk e kapërcen koracën ligjore.Është një diskutim që duhet hapur. Duhet të investigojmë realisht se ky lloj i indoktrinimit ekstremal, këtij ekstremizmi që është shqetësim global prej kohësh është thënë që ka mbërritur në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/cipa-kujdes-i-shtuar-ndaj-donatoreve-dhe-fqinjeve-lakmitare/