Vendi ynë vazhdon të jetë në situatë epidemie, aktualisht shënohen 20 mijë të prekur në jave. Konfirmimi vjen nga epidemiologu i Inistituti të shëndetit Publik, Artan Simaku, i cili theksoi se trendi i shifrave është në rënie.
Mundësia e rikthimit të epidemisë në vlerat e një risku më të madh është e madhe, por ajo që epidemiologu Simaku thekson është vaksinimi, kryesisht e personave që i përkasin grupeve të riskut.
Prej fundit të muajit dhjetor dhe deri më tani shënohen 7 raste të pacientëve që kanë ndërruar jetë dhe kanë rezultuar pozitivë ndaj gripit klasik të gripit A.