Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, kërkoi nga Komisioni i Ligjeve që të shfuqizojë ligjin për Ministrinë e Drejtësisë, pjesë e paketës me 27 ligje të reformës në drejtësi. Në tryezën e organizuar nga Komisioni i Ligjeve për konsultë për ligjin e noterisë, Ministri Manjani kërkoi që ky ligj të jetë efiçent dhe roli i Ministrit të Drejtësisë të ketë më shumë peshë. Manjani gjithashtu propozoi reduktimin e numrit të noterëve për numër popullsie si dhe kërkoi më shumë siguri nga aktet noteriale.
Reforma në drejtësi parashikon një ligj të ri për Ministrinë e Drejtësisë, të cilin Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani propozoi të shfuqizohej.
Në tryezën e konsultës për ligjin e noterisë, Ministri Manjani tha gjithashtu se ligji për SHISH përmban gjëra të rrezikshme që cënojnë privatësinë e individëve.
Manjani: Tani është momenti për të diskutuar, për të pozicionuar njëherë e mirë rolin e Ministrit të Drejtësisë jo me ligjin organik si deri më sot, jam për tu shfuqizuar ai ligj.Kodi i procedurës penale për sasinë e ndryshimeve që propozohet të bëhen është praktikisht një kod i ri, por drafti që gjendet sot zyrtarisht në kalendarin tuaj të punimeve ka nevojë për një ripunim të thellë ende sepse të themi të vërtetën ka dhe gjëra të rrezikshme brenda.
Manjani kërkoi më shumë efiçencë nga ligji i ri për noterinë si dhe propozoi më shumë siguri në akte noteriale.
Ministri vuri në dukje mungesën e rolit të Ministrisë së Drejtësisë në kontrollin e noterëve si propozoi reduktimin e numrit të noterëve në bazë të numrit të popullsisë.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ligji-per-noterine-manjani-te-shfuqizohet-ligji-i-parashikuar-per-md/