http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i shmanget politikes direkte me OSBE-ne per votimin dhe numërimin elektronik, por deklaron se organizata është ne Shqipëri, per te garantuar zgjedhje te lira dhe demokratike. Ne nje interviste per Zërin e Amerikës, kryedemokrati i është përgjigjur qëndrimeve te shprehura nga ambasadori Borshard pak dite me pare per Vizion Plus. Ne lidhje me debatin e krijuar se fundmi per pjesëmarrjen ne ceremoninë e inaugurimit te presidentit Trump, Basha tha se ishte ftuar nga disa kongresmene amerikane dhe se nuk kishte kërkuar te ftohej. Sipas tij, ai ishte pajisur me ftese dhe jo me bilete. Kryedemokrati theksoi se forca e tij politike e ka dashur gjithmonë realizimin e reformës ne drejtësi dhe ankimimi i disa ligjeve te saj ne kushtetuese është bere jo per te rrezuar reformës, por per te ndalur kapjen e drejtësisë nga kryeministri.