Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dhjetëra dynim sera janë dëmtuar nga ngricat në Bashkinë e Lezhës. Të mbjellat sipas Drejtorisë së Bujqësisë janë dëmtuar në mënyrë të pakthyeshme, ndërkohë që ngrihet shqetësimi i mungesës së fondeve për dëmshpërblim të fermerëve.
I ftohti i acartë dhe ngricat kanë sjellë dëme të shumta në sektorin e bujqesisë në Lezhë.
Me dhjetra hektarë prodhime në sera janë dëmtuar nga temperaturat e ulëta të cilat arritën disa gradë nën zero.
Ky fakt është bërë i ditur nga Drejtori i Bujqësisë në Bashkinë Lezhë, Gjovalin Gjeloshi, por sipas tij njësia vendore nuk ka fonde për t?i dëmshpërblyer fermerët e prekur.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ngricat-demtojne-prodhimet-ne-sera-ska-fonde-per-demshperblim/