Report TV - CEZ, ish-Avokatja e Shtetit zihet ngushtë: S'mbajta procesverbal

2017-03-31 2

TIRANË-Mbledhja e radhës e Komisionit Hetimor për CEZ është zhvilluar nën tone të nxehta pasi u dëgjua dëshmia e ish-Avokates së Shtetit Ledina Mandia.

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia e cila është shkarkuar nga Avokate e Shtetit në tetor të vitit 2013 ka dëshmuar sot rreth 3 orë në komisionin e posaçëm për hetimin e CEZ. Ajo ka treguar se në vitin 2012 është zhvilluar një takim në Vjenë, ku kompania CEZ ka kërkuar 300 mln euro dhe daljen nga Shqipëria, ndërsa në rast se shteti shqiptar nuk pranonte, çështja shkonte në arbitrazh, ku shteti shqiptar humbte në këtë rast 500 milionë euro.