Komisioni i opozitës për “CEZ” - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ish-Avokatja e Shtetit gjate qeverisjes se PD, Ledina Mandia, ka pretenduar para Komisionit hetimor parlamentar per zgjidhjen me mirëkuptim te marrëveshjes mes Shqipërisë dhe kompanisë ceke CEZ, se ia ka bere te qarte ministrit Damian Gjiknuri, se CEZ ka pranuar se çështja DIA është pjese e saj dhe jo e shtetit shqiptar. Por ne nje letër, te vene ne dispozicion te medias nga Ministria e Energjetike, te hartuar nga Mandia, nuk përmenden çështja DIA. Në letër, shkruhet mbi mosmarrëveshjet mes kompanisë dhe shtetit shqiptar, të cilat janë në shqyrtim në fazën e juridiksionit administrativ apo gjyqësor në Republikën e Shqipërisë. Para komisionit, Mandia ka parashtruar pretendimet qe përfaqësues te CEZ kane parashtruar dhjetorin 2012 ne Vjene. Me vendim te Kuvendit, Komisionit hetimor do te zgjatet mandati deri me 20 shkurt, edhe pse per opozitën kjo është nje periudhe e shkurtër per te përfunduar hetimin parlamentar.

Free Traffic Exchange