Report TV - CEZ, ish-Avokatja e Shtetit zihet ngushtë: S'mbajta procesverbal

2017-03-31 8

TIRANË-Ka nisur mbledhja e radhës së Komisionit Hetimor për CEZ, ku nuk kanë munguar debatet që në minutat e para.

Ish-Avokatja e Shtetit, Ledina Mandia ka dëshmuar sot në komisionin e posaçëm për hetimin e CEZ, e drejtuar nga PD se në vitin 2012 është zhvilluar një takim në Vjenë, ku kompania CEZ ka kërkuar 300 mln euro dhe daljen nga Shqipëria.

Debati u ndez kur Mandia theksoi në dëshmi e sipër se CEZ kishte theksuar se konflikti me DIA ishte cështje e tyre e brendshme dhe jo detyrim i shtetit shqiptar. Për këtë ajo tha se kishte vënë në dijeni ministrin Gjiknuri. Por e pyetur nga deputetja Blerina Gjylameti nëse ka ruajtur një dokument mbi këtë çfarë deklaron, ish-Avokatja e Shtetit thotë se nuk ka asnjë të tillë.

Ledina Mandia është shkarkuar nga Avokate e Shtetit në shtator të vitit 2014.