Policia e Tiranës është drejt zbardhjes së autorëve që grabitën një bankë të nivelit të dytë pranë kryqëzimit të 21-dhjetorit në Tiranë.
Në analizën vjetore të Drejtorisë së Policisë Tiranë, kreu i kësaj drejtorie Ervin Hodaj u shpreh po bëhet identifikimi i autorëve
Dy autorët që grabitën bankën brenda 8 minutave hynë në ambientet e brendshme morën një shumë parash nën kërcënimin e armës dhe më pas u larguan me shpejtësi me një motor.
Ndërkohë Drejtori i policisë së Tiranës theksoi se ka qenë arritje zbardhja e ngjarjeve mes bandës së Elton Cicos dhe Jani Aliajt, por edhe goditja e grupit kriminal të Emiljano Shullazit.
Sipas Ervin Hodajt zbardhja e këtyre ngjarjeve ka sjellë uljen e kriminalitetit në kryeqytet.
Përgjatë 2016-, polica rrugore ka vendosur më shumë se 135 mijë gjoba