Ministri i jashtëm i Kosovës: Serbia po na provokon - News, Lajme - Vizion Plus

2017-03-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas tensioneve te ditëve te fundit te nxitura nga nje tren i serbeve, qe tentoi te hynte ne Kosove, ministri i Jashtëm kosovar, Enver Hoxhaj u ka dërguar nje letër 49 homologeve te tij. Ai i ka njohur ata për një seri aktesh provokuese dhe agresioni te qeverise se Beogradit, qe ne fakt kane nisur me herët. Letra përfshin edhe qëndrime te tjera te Serbisë, qe nga ndërtimi i murit, tërheqja e ministrave dhe deputetëve serbe nga institucionet e Kosovës, si dhe arrestimi i ish-kryeministrit Haradinajt dhe drejtorit te policisë se Mitrovicës, Nehat Thaçi. Hoxhaj ka theksuar se ka pretendime të Serbisë per t?u zgjeruar jashtë kufijve të saj, duke ngritur shqetësimin se ato rrezikojnë stabilitetin jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Ministri i ben thirrje BE, që të jetë më i vëmendshëm ndaj Serbisë për shkak te këtyre provokimeve. E ndërsa tensionet e fundit kane ngritur pikëpyetje per bisedimet mes dy vendeve, zedhenesi i qeverise se Kosovës, Faton Abdullahu, ka deklaruar se ekzekutivi do ta mendoje serish per qasjen ndaj dialogut me Beogradin dhe formatin qe do te përdoret. Opozita ne Kosove ka bere thirrje per ndërprerjen e dialogut, por kryeministri Mustafa e ka përjashtuar nje gje te tille.