Arrestohet mësuesja e Medresesë së Shkodrës

2017-03-31 5

Pas transmetimit të pamjeve në emisionin investigativ "STOP", në Televizionin Klan, Policia e Shkodrës arrestoi mëngjesin e së enjtes Emine Alushin, mësuesen e Medresesë e Shkodrës.

Një audioregjistrim në këtë Medrese tregon se si mësuesja u thotë nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë, që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti.

Madje në audioregjistrimin e transmetuar ne emisionin investigativ "STOP", mësuesja e Medresesë së Shkodrës thotë se nuk duhet të besohen ato që thuhen për ISIS.

Çështja është marrë në hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, pasi vepra penale e përhapjes dhe propagandës radikale trajtohet nga kjo Prokurori.