Shqipëria dhe Singapori mund ta tejkalojnë distancën si pengesë dhe të shfrytëzojnë avantazhet që ofrojnë ekonomitë e dy vendeve.
Në vitin 2016, shkëmbimet tregtare mes dy vendeve shënuan rritje të konsiderueshme, por janë ende larg potencialit të tyre.
Gjatë vizitës në Singapor, Kryeministri Edi Rama iu adresua Forumit Ekonomik, ku ishin të pranishëm ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko si dhe një grup sipërmarrësish shqiptarë.
?Ne erdhëm këtu me bindjen që barrierat gjeografike nuk mund të jenë më një justifikim. Nga ana tjetër, me bindjen se nuk ka pasur një moment më të mirë për të investuar në Shqipëri.
Gjatë vitit 2016, Shqipëria u rendit e 58-a në botë në indeksin e "Doing Business", duke pasur kështu një përmirësimin rekord prej 32 vendesh në një vit.?
Një model i ri zhvillimi, i orientuar jo nga konsumi, por nga investimet dhe eksporti dhe një axhendë e thellë reformash kanë krijuar një mjedis e favorshëm për investimet.