Ora News – Hila: Shqipëria ti vinte Serbisë kufirin tek thana me barriera tregtare

2017-03-31 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Analisti dhe drejtuesi i emisionit ?Arena? në RTV Ora News, Dritan Hila, është kritik ndaj qëndrimit të shtetit shqiptar lidhur me trenin serb që tentoi të futet në veriun e Kosovës.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes, Hila tha se shteti shqiptar nuk është shtet interneti.
Duke kujtuar se Serbia vjel 500 mln euro nga dy shtetet shqiptare, këto të fundit sipas tij duhet ta vinin në vështirësi me barriera tregtare, e vetmja gjuhë të cilën sipas tij serbët e kuptojnë shumë mirë.
Hila: Shteti shqiptar nuk është shtet interneti, ka 100 e ca vjet që është shtet, ka Ministrinë e Jashtme, ka Kryeministrin, ka kanale diplomatike, ka potencën e vetë në rajon që duhet ta tregojë, aq minimale sa është, ta vërë në punë. Ti tregojë Serbisë që ne nuk jemi Jezu Krishti që kur na bie në njërën faqe, kthejmë faqen tjetër. Jo se do shpallim luftë, por kemi goxha mjete tregtare për ta vënë në pozicion të vështirë Serbinë. Serbia mjel nga Shqipëria dhe Kosova 500 mln euro duke filluar nga mielli që është silazh për kafshë dhe të gjithë shqiptarët hanë silazhin e Serbisë, me këtë rast i tregon dhe firmës Devolli se nuk mund të importojë miellin në këtë mënyrë dhe i vë kufirin tek thana Serbisë. Jo vetëm këtë, dhe produkte të tjera. Supermarketet tona janë të mbushura me produkte serbe. Besoj që jo gjuhën e topave, por gjuhën e parasë serbët e kuptojnë shumë mirë. Kjo është gjuhë serioze. Pastaj të mbledhësh Ambasadorët aty dhe tu tregosh përralla nga fb kjo është qesharake, tregon se nuk e ka marrë vesh njëherë sesi funksionon shteti.
Hilës nuk i thotë gjë as mesazhi që Presidenti Nishani i adresoi Ambasadorit serb në pritjen për Vitin e Ri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/hila-shqiperia-ti-vinte-serbise-kufirin-tek-thana-me-barriera-tregtare/